Sport

VIDEO/ Shaka e gjyqtarit me Lewandowskin pas ndeshjes: "Kujdes me orën!"

Gjyqtari që drejtoi ndeshjen Real Sociedad-Barcelona i përmendi polakut incidentin e pësuar pak ditë më parë në Ciudad Deportiva.

22 Gusht 2022, 13:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Shaka e gjyqtarit me Lewandowskin pas ndeshjes: "Kujdes me

SPANJE - Pas përfundimit të Real Sociedad-Barcelona 1-4, ​​që ishte fitorja e parë e sezonit 2022-23 për skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernández, gjyqtari i ndeshjes José Luis Munuera Montero, zhvilloi një bisedë me Robert Lewandowski në fund të ndeshjen.

Sulmuesi polak, i cili dje mbushi 34 vjeç dhe festoi me dy here golat e shënuar, pësoi një incident të pakëndshëm javën e kaluar në ‘Ciudad Deportiva’ të Barcelonës, kur hajdutët i vodhën një orë nga makina, kur futbollisti ndaloi para stërvitjes për të përshëndetur disa tifozë.

"Të uroj më të mirën, ki kujdes me orën",- i tha arbitri nga Jaén në anglisht Lewandowskit, i cili nuk mund të mos lëshonte një buzëqeshje të vogël në fushën e ‘Reale Arena’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll