Sport

Rasti i basketbollistes së arrestuar në Rusi, ikona e NBA: Putin e njoh mirë, do shkoj për të negociuar

Ish-ylli i NBA, Dennis Rodman njoftoi në një intervistë të fundit në NBC se do të shkojë në Rusi për të provuar lirimin e Brittney Griner, e cila është dënuar me nëntë vjet burg për posedim droge. "Më lejuan të shkoj në Rusi për ta ndihmuar atë vajzë. Po kërkoj të shkoj këtë javë," zbuloi ish-basketbollisti.

22 Gusht 2022, 17:14 Nga DOSJA

Rasti i basketbollistes së arrestuar në Rusi, ikona e NBA: Putin e

RUSI- Ish-ylli i NBA, Dennis Rodman njoftoi në një intervistë të fundit në NBC se do të shkojë në Rusi për të provuar lirimin e Brittney Griner, e cila është dënuar me nëntë vjet burg për posedim droge. "Më lejuan të shkoj në Rusi për ta ndihmuar atë vajzë. Po kërkoj të shkoj këtë javë," zbuloi ish-basketbollisti.

Në vitin 2014, ish-ylli i Chicago Bulls e konsideroi presidentin rus "një djalë të mirë", për të shtuar se "Unë e njoh atë shumë mirë". Pavarësisht nga qëllimet e mira të Rodman, udhëtimi i tij mund të dëmtojë Griner. Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane tha për NBC se: "Është informacion publik që administrata ka bërë një ofertë të rëndësishme për rusët dhe çdo gjë tjetër përveç negocimit të mëtejshëm përmes kanalit të krijuar rrezikon të ndërlikojë dhe pengojë përpjekjet për lirim".

Nuk është hera e parë që sportisti luan rolin e një ndërmjetësi ndërkombëtar. Gjatë dhjetë viteve të fundit, ai ka udhëtuar disa herë në Korenë e Veriut për të vizituar mikun e tij Kim Jong Un. Dhe në një nga ato udhëtime ai bashkëpunoi për lirimin e të burgosurit Kenneth Bae, i dënuar me 15 vjet burg në vitin 2013.

E.Ç (Dosja.al)

nba dennis rodman

Sondazh

Poll