Sport

Puthje e përqafime, Shakira ‘tërbohet’ nga veprimet e fundit të Pique-s me të dashurën e re! Lojtari ka shkelur paktin

Shakira dhe Gerard Pique vazhdojnë të jenë në qendër të mediave edhe pas njoftimit të ndarjes së tyre. Fundjavën e kaluar programi 'Socialité' transmetoi një video ku shfaqet qendërmbrojtësi i Barçës me partneren e tij të re.

22 Gusht 2022, 17:06 Nga DOSJA

Puthje e përqafime, Shakira ‘tërbohet’ nga veprimet e

SPANJË- Shakira dhe Gerard Pique vazhdojnë të jenë në qendër të mediave edhe pas njoftimit të ndarjes së tyre. Fundjavën e kaluar programi 'Socialité' transmetoi një video ku shfaqet qendërmbrojtësi i Barçës me partneren e tij të re. Imazhe që e kanë tërbuar yllin e pop-it. Partnerja e re e Piqué-s, Clara Chía, është argëtuar me futbollistin në Summerfest Cerdanya (Puigcerdà) dhe mes të dyve nuk kanë munguar gjestet e dashurisë.

Programi ‘Socialité’ gjatë transmetimit të videos ka kontaktuar me të afërmit e Shakirës dhe ka treguar se me sa duket artistja nuk do të ishte aspak e kënaqur me qëndrimin e ish-partnerit të saj. Kjo është për një arsye shumë specifike. Në fakt duket se Shakira dhe futbollisti katalanas kanë nënshkruar një pakt, të cilin Pique e ka prishur.

Një marrëveshje e tillë do të konsistonte në mos daljen në publik me një partner gjatë vitit të parë pas shpalljes së ndarjes më 4 qershor. Shakira përballet edhe me një problem tjetër të madh me drejtësinë spanjolle. Artistja në fakt ka një proces gjyqësor në pritje, pasi ka refuzuar marrëveshjen e Prokurorit Publik për ta pranuar fajësinë për mashtrim tatimor prej 14.5 milionë eurosh.

E.Ç (Dosja.al)

shakira pique

Sondazh

Poll