Sport

VIDEO/ Lionel Messi vazhdon të rrisë 'legjendën' e tij…

‘Pleshti’ argjentinas bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në histori, me 773 gola, dje ai kaloi brazilianin Romario

22 Gusht 2022, 13:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Lionel Messi vazhdon të rrisë 'legjendën' e

FRANCE - PSG e ka nisur Ligue 1 me një nivel të lartë, pjesërisht falë Leo Messit.  Sulmuesi argjentinas e ka nisur kampionatin me shifra më të mira se sezonin e kaluar. Messi ka grumbulluar tashmë tre gola dhe dy asistime në kampionatin francez, duke arritur shifrën e pabesueshme të 773 golave ​​në karrierën e tij.

Mbrëmë, PSG-ja tregoi edhe një herë epërsinë e saj në ligën franceze, pasi mposhti 1-7 Lille. Me këtë rezultat, skuadra pariziene është në epërsi, pasi ka pasur plot fitore, duke shënuar 17 gola dhe pësuar vetëm tre.

Ato 13 gola plus, ndahen, pothuajse të gjithë, mes treshes Mbappé-Neymar-Messi.  Braziliani është golashënuesi më i mirë në kampionat me pesë gola, francezi ka katër dhe Messi tre. Ata kanë 12 gola mes tyre, pothuajse të gjithë ato që skuadra franceze ka shënuar në kampionat.

Me golin e shënuar mbrëmë, Messi tashmë ka 773 gola në të gjithë karrierën e tij, duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në histori, pasi ka tejkaluar me një gol edhe brazilianin Romario.

Dy lojtarë mbeten përpara tij. Austro-çeku Josef Bican, i cili ka shënuar 805 gola në 624 ndeshje në karrierën e tij, ndërkohë që në vend të parë është Cristiano Ronaldo, rivali i Messit për më shumë se një dekadë. Portugezi ka shënuar 815 gola në karrierën e tij dhe kjo shifër do të vazhdojë të rritet deri sa ai t’i jape lamtumirën futbollit.

VIDEO/ Lionel Messi vazhdon të rrisë 'legjendën' e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll