Sport

Spartak Moska ndërron pronar, u ble nga gjiganti rus i naftës ‘Lukoil’…

Në vështirësi financiare pas pushtimit rus të Ukrainës, Spartak Moska dhe stadiumi i saj u blenë të hënën nga Lukoil, prodhuesi numër 1 i naftës në Rusi.

22 Gusht 2022, 17:22 Nga DOSJA

Spartak Moska ndërron pronar, u ble nga gjiganti rus i naftës

RUSI - Kompania ruse e naftës ‘Lukoil’ njoftoi të hënën blerjen e Spartak Moskës dhe stadiumin e saj, ‘Otkrytie Bank Arena’. Dhjetë herë kampioni rus u rrënua nga problemet financiare pas luftës në Ukrainë. 

Presidenti i saj, Leonid Fedun, i cili bleu klubin e Moskës më 2004 për të njëjtat arsye, u largua nga drejtimi në qershor, për t'i hapur rrugë gjigantit të naftës. Kompania që ishte kryesisht sponsori i përgjithshëm i Spartak, tani e zotëron plotësisht atë.

"Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për miqtë dhe kolegët e mi në ‘Lukoil’, që ranë dakord të mbështesin një projekt kaq të rëndësishëm social si Spartak në këtë situatë më të vështirë,”- tha Leonid Fedun, ish-zëvendës presidenti i kompanisë.

Spartak Moska ndërron pronar, u ble nga gjiganti rus i naftës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll