Politike

VD-Incidenti me rusët në Gramsh, Berisha: Siguria u kërcënua nga Rama, komandon SHISH dhe e vë në lëvizje

Berisha vuri gishtin edhe te puna e shërbimit tonë Informativ, që sipas tij ka dështuar të monitorojë situatën.

22 Gusht 2022, 12:06 Nga f.g
VD-Incidenti me rusët në Gramsh, Berisha: Siguria u kërcënua
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha fajësoi kryeministrin Edi Rama për incidentin me grupin e rusëve që u përplasën me ushtarët në Uzinën e Armëve në Gramsh. Në një konferencë për mediat nga selia blu, posaçërisht për këtë çështje, Berisha tha se Rama ka cënuar sigurinë kombëtare, ndërsa vuri gishtin edhe te puna e shërbimit tonë Informativ, që sipas tij ka dështuar të monitorojë situatën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kërcënimin e Sigurisë e ka bërë Edi Rama. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neoparalizuese dhe toksike e djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin.

Rrogat dhe shqetësimi i tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera jomiqësore. Deklarojmë se këtë e ka bërë Edi Rama, sepse askush tjetër në republikën e Shqipërisë përveç kryeministrit që firmos strukturën e SHISH ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë. Kjo rrjedhje, një goditje e rëndë për shërbimin u bë nga Ministria e Financave, çka e bën atë përgjegjëse direkte por kjo ministri nuk mund të kishte organigramën e SHISH. Cilat janë problemet e sotme? Sot ka një konfortim mes NATO, BE dhe Rusisë së Putinit apo aleatëve të tij. Sot sikundër edhe më parë, shërbimet ruse dhe serbe janë në sintoni të plotë, në bashkëpunim të ngushtë. Për ata që e vënë në dyshim, ju rikujtoj deklaratën e Aleksandër Vuçiç që gjatë vizitës në ëashington do të deklaronte se "shërbimet më kishin njohur me tekstin e marrëveshjes që do të na servirej". Kjo nuk është një risi, Putini i madh dhe Putini i Vogël janë një unitet përjetësisht i pazgjidhur.

Deklaratat vijnë dy ditë pas incidentit në Gramsh. Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

ruset sulmojne uzinen e gramshit sali berisha

Sondazh

Poll