Politike

VD-Incidentet në Uzina, Berisha: Projekti rus në Shqipëri është Open Balkan, Rama vepron si agjent i Kremlinit

Ai shtoi se Open Balkan ka marrë mbështetjen e vetë ministrit rus, Sergei Lavrov. 

22 Gusht 2022, 12:16 Nga F.M
VD-Incidentet në Uzina, Berisha: Projekti rus në Shqipëri
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka sjellë Rusinë në Shqipëri përmes projektit 'open Balkan'. Në një deklartaë për mediat, Berisha tha se Rama po vepron në Tiranë si një agjent i Kremlinit. Ai shtoi se Open Balkan ka marrë mbështetjen e vetë ministrit rus, Sergei Lavrov. 

"Ajo për të cilën jam këtu është se ka një projekt tjetër. Dhe ky është Ballkani i Hapur, shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet nga ministri rus, Lavrov. Nga vasali i Alkesandër Vuçiç në Tiranë, Edi Rama, më thoni ju, a nuk ëhstë ky një kërcënim i sigurisë kombëtare nga Edi Rama., ata që kërkojnë argjinature në tunele, edhe atje duhet kërkuar, por problem më i madh për sigurinë kombëtare është se ai sot është në krye të qeverisë së vendit. Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjeve të Edi Ramës, të lidhjes atërore me shërbimet ruse, dosje e lidhje të tjera familjare. Çështja është se Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur. Përveç kësaj dhe në këtë kontekst, refuzimi i prerë për bllokimin e vizave për turistët rusë, është një problem i veçantë gjithashtu. Këtë çështje e kam ngritur disa herë në Parlament, kjo ishte e vetmja kërkesë e Presidentit Zelenskyy në fjalën që mbajti në Kuvend. Ai refuzon të bllokojë vizat,"- tha Berisha. 

sali berisha ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll