Politike

VD-Berisha non-grata, Balla thirrje SPAK: Hetojeni, po bën pis Kuvendin

Balla tha se shpallja e Berishës non-grata duhet çuar para drejtësia dhe se janë isntitucionet ato që e vendosin këtë gjë. 

22 Gusht 2022, 12:20 Nga F.M
VD-Berisha non-grata, Balla thirrje SPAK: Hetojeni, po bën pis Kuvendin
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë sërish thirrje Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t Organizuar (SPAK) që të hetojë ish-kryeministrin dhe kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se shpallja e Berishës non-grata duhet çuar para drejtësia dhe se janë isntitucionet ato që e vendosin këtë gjë. 

"Ai është non-grata është marrë Nga SHBA dhe nga Britania dhe qëllimi ynë është i qartë; i takon organeve të drejtësisë. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA dhe së fundmi nga letra që i është dorëzuar Berishës nga Britania e Madhe, unë mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementet korruptive dhe lidhjeve të tij politike që i takojnë drejtësisë. Kjo nuk është çështje që adresohet në këtë paketë. Sa i përket asaj që kam thënë është se vazhdoj të mendoj se Berisha është përfaqësues i lartë i Partisë së Punës. Berisha ‘non grata’ çështja i takon drejtësisë, po bën pis Kuvendin. Drejtësia të nisë procedimin penal dhe të hetojë Berishën,"- tha Balla, ndër të tjera. 

sali berisha non grata taulant balla

Sondazh

Poll