Politike

VD-Ndryshimi i ligjit për dosjet e ish-Sigurimit, Balla: Të shqyrtohet pastërtia e figures, I.M. ka diçka që është kaq i fryrë

Sipas tij, reagimet e shpeshta të Metës nuk janë të kota.

22 Gusht 2022, 12:03 Nga F.M
VD-Ndryshimi i ligjit për dosjet e ish-Sigurimit, Balla: Të shqyrtohet
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se propozimet për ndryshimet ligjore për dosjet e ish-Sigurimit heqin pengesat për të shqyrtuar pastërtinë e figurës. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se do të shqyrtohet pastërtia e figurës së atyre që kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, por nuk përmendi asnjë emër. Referuar kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Balla, duke iu referuar si personi me incialet ‘I.M.’ ka diçka që është ‘i fryrë’ dhe ‘i emocionuar’. Sipas tij, reagimet e shpeshta të Metës nuk janë të kota.

"Është depozituar një nismë për ndryshimin e dy ligjeve. Që ligji ka bërë që këta personat që paskan qenë të pajisur me këtë lloj certificate, unë mendoj që vetë personi me inicialet I.M., ta bëjë këtë kërkesë. Kanë kaluar gjithë këto ditë dhe mund ta kishte bërë kërë kërkesë. Nuk k apse më akuzon as mua dhe as kryeministrin. Kjo është një çështje që është shumë e qartë, gërdufja dhe dalja nga vetja të konfirmon se fakti që je kaq i emocionuar dhe kaq i mbushur një gjë e ke, se nuk je kot,"- tha Balla. 

taulant balla ilir meta

Sondazh

Poll