Politike

VD-Incidenti me turistët në uzina në vend, Balla: Përpjekja për spiunazh u asgjesua në kohë

Balla tha se Shqipëria është një vend me kontribute në NATO dhe se përpjekja për spiunazh është asgjësuar para reagimeve të Opozitës.

22 Gusht 2022, 11:55 Nga A.B
VD-Incidenti me turistët në uzina në vend, Balla: Përpjekja
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se incidentet në Uzina që ndodhën një ditë më parë në Gramsh e Poliçan janë parandaluar në kohë. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se Shqipëria është një vend me kontribute në NATO dhe se përpjekja për spiunazh është asgjësuar para reagimeve të Opozitës.

"E para është se vlerësimi i strukturave në radhë të parë i ministrisë së Mbrojtjes dhe policisë së shtetit dhe i institucioneve. Incidenti për spiunazh u asgjesua në kohë, Shqipëria ka mbështetur dhe mbështet të gjitha përpjekjet e botës diplomatike. Unë do këshilloja këto dhe gjelat e politikës e të opozitës që të presin verdiktin e institucioneve. Një aktivitet që dyshohet si spiunazh dhe është eleminuar pa nisur, mbetemi vend anëtar i NATO-s dhe jemi në mbështetje të Ukrainës nga një pushtim i pajustifikuar dhe do këshilloja këdo, edhe të gjithë gjelat e politikës së opozitës që të presin hetimet për zbardhjen e plotë. Opinionin nuk e japin dot gjelat e detit, jemi vend me kontribute të çmuara në NATO. Organet shtetërore shqiptare meritojnë një falenderim. Të gjithë ata që bëjnë sikur janë shqetësuar shumë e janë pushime e bëjnë statuse, organet shtetërore meritojnë falenderim për reagimin e menjëhershëm dhe asgjësimin në kohë të një përpjekjeje që mund të ishte spiunazh,"- tha Balla ndër të tjera. 

taulant balla ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll