Politike

VD-Balla: PS ka depozituar nismë për ndryshimin e dy ligjeve, për I.M. do dalin dokumente të reja

Balla tha se do të zbulohen edhe persona të tjerë.

22 Gusht 2022, 11:42 Nga A.B
VD-Balla: PS ka depozituar nismë për ndryshimin e dy ligjeve, për
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar nxjerrjen e dokumenteve të reja që vërtetojnë lidhjen e personit me inicialet I.M., në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se do të zbulohen edhe persona të tjerë, nisur nga rasti i evidentuar tashmë për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri.

"Janë depozituar 2 nisma nga PS, për kodin zgjedhor dhe për dosjet. Për atë politikan ka dokumente të tjera shtesë. Jo vetëm për politikanin në fjalë por dhe për të tjerë. Nuk është vetëm ai, ka pasur dhe raste të tjera.  Një përmbledhje të të gjithë nismave, janë një paketë. Në fund të korrikut është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri për fund e Autoritetit të dosjes dhe një në ligjin për zgjedhjet. Për të hedhur dritë mbi pastërtinë e figurave, nisur nga rasti i evidentuar tashmë për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri dhe që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumente të reja shtesë e ekzistojnë disa pengesa nga ligji aktual për vijimin e shqyrtimit. Në Shqipëri në 30 vite ka pasur raste të tjera të cilat kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë morale e jo vetëm e të arrijnë në herarkinë më të lartë shtetërore, duke dëmtuar jetën e shumë personave që kanë vuajtur krimet e Sigurimit,"- tha Balla. 

taulant balla

Sondazh

Poll