Sport

Mbërrin te Barcelona oferta e parë zyrtare e Chelseas për Aubameyang…

Klubi 'blu' i Londrës është gati të paguajë për sulmuesin gabonez rreth 19 milionë plus pesë në variabla. Ndërkohë paga e tij aktuale do të dyfishohet në ‘Stamford Bridge’

19 Gusht 2022, 16:35 Nga DOSJA

Mbërrin te Barcelona oferta e parë zyrtare e Chelseas për

ANGLI - Marrëveshja mes FC Barcelona dhe Chelsea FC për Pierre-Eymerick Aubameyang është më afër se kurrë. Sipas ‘Relevo’, oferta e parë zyrtare nga klubi 'blu' i Londrës për sulmuesin gabonez është rreth 19 milionë dhe afër 5 në variabla, shifra këto që mund të ndryshojnë në negociatat me Barcelonën.

Në fakt, sipas të njëjtave informacione, futbollisti dhe Chelsea kanë arritur marrëveshjen e tyre të veçantë dhe tashmë janë në rrugën e duhur kushtet personale. Sa i përket shifrave të pagave, oferta e Chelseat do të përfshinte një rritje rroge në krahasim me atë që ‘Auba’ merr aktualisht te Barcelonë. 

Një rritje që do të jetë pothuajse dyfishi i pagës së tij aktuale në “Camp Nou”. Me këto shifra, mendohet se Aubameyang do të nënshkruajë për klubin e “Stamford Bridge” dhe do të luajë për Chelsean sa më shpejt kjo verë.

Aubameyang mbërriti në “Camp Nou” këtë merkato të dimrit të kaluar nga Arsenali, si një lojtar i lirë dhe duke rregulluar pagën e tij në sezonin e pare, për të qenë në gjendje t'i përmbahet diferencës së pagave të skuadrës. Në pjesën e dytë të sezonit në të cilin sulmuesi ishte një “blaugrana, 'Auba' shënoi 13 gola në 24 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll