Sport

Mbyllet sherri i ‘penallti-gate’ te PSG-ja. Galtier përcakton radhën e penalltistëve: Mbappé, i pari; 'Neymar' i dyta, Messi…

Trajneri i PSG-së u përball me konfliktin e tij të parë në dhomën e zhveshjes, me Neymar dhe Mbappe, qëndrimi i të cilit krijoi konflikt. Ylli argjentinas nuk llogaritet aktualisht...

19 Gusht 2022, 10:59 Nga DOSJA
Mbyllet sherri i ‘penallti-gate’ te PSG-ja. Galtier përcakton

FRANCE - Luis Campos, drejtori sportiv, ndërhyri i pari. Këtë javë ka qenë Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, ai që ka bërë të pamundurën për të zgjidhur rrëmujën e parë të madhe në dhomat e zhveshjes së klubit: 'penallti-gate', ose ai që do të ekzekutojë penalltitë në ekip. 

Debati nisi pas rastit të Montpellier (5-2) fundjavën e kaluar, në të cilën Mbappé goditi një penallti dhe e humbi, ndërkohë që Neymar ekzekutoi të dytën dhe shënoi... pavarësisht se Mbappé shkoi për të marrë topin dhe kërkoi që përsëri ai ta gjuante penalltinë.

Këtu lindi konflikti. Por Galtier dhe klubi në përgjithësi, nuk duan që çështja të ngecë. “Më mirë ta zgjidhim tani, sesa në mes të sezonit”, thanë nga klubi parizian. Për këtë arsye, Galtier pati një takim ballë për ballë me të dy lojtarët, ku i bëri të qarta gjërat:

Kylian do të merrte opsionin e pare për të ekzekutuar penalltitë në çdo ndeshje dhe Neymar do të merrte të dytin... nëse do të kishte një tjetër brenda të njëjtës ndeshje. Zgjidhja nuk është për t'u habitur, pasi klubi duket se preferon francezin mbi çdo yll tjetër në skuadër, paçka se ajo rrënqethet pak teknikisht, pasi Neymar është një nga më të mirët në botë në këtë specialitet.

Po Messi, ku është në 'penallti-gate'? Tani për tani, nuk do të jetë një nga dy gjuajtësit e parë (do të ishte i treti), por argjentinasi nuk hyn dhe nuk dëshiron të hyjë në këtë luftë egosh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll