Sport

Casemiro tani shndërrohet në "Djall i Kuq": braziliani arrin në Mançester sot ose nesër…

Klubi britanik tashmë po planifikon pritjen e tij. Ende kanë mbetur disa detaje burokratike për t’u zgjidhur

19 Gusht 2022, 14:33 Nga DOSJA

Casemiro tani shndërrohet në "Djall i Kuq": braziliani arrin

ANGLI - Manchester United e konsideron të mirëqenë nënshkrimin e Casemiros, megjithëse marrëveshja me Real Madridin nuk është mbyllur ende plotësisht: ka ende disa ngërçe dhe procedura burokratike. 

Në këtë kuptim, skuadra angleze ka filluar të planifikojë pritjen sportivisht, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për brazilianin. Synimi në ‘Old Trafford’ është që Casemiro të mbërrijë sot në Mançester. Për ta arritur këtë është vënë në funksion e gjithë makineria logjistike, me kërkime akomodimi dhe fluturimi, duke aktivizuar edhe protokollet për marrjen e lejes së punës.

Megjithatë, ndjesia tani në United, për shkak të një vonese të vogël siç pritej në bisedimet me Real Madridin, është se lëvizja e mesfushorit mund të shtyhet deri të shtunën. Në çdo skenar, fundi i lumtur në Angli konsiderohet çështje kohe.

Në këtë drejtim janë treguar edhe skenat e përjetuara mëngjesin e kësaj të premteje në ‘Valdebebas’. Casemiro u takua me Ancelottin për t’i treguar arsyet e vendimit të tij për t'u larguar dhe më pas bëri të njëjtën gjë me shokët e skuadrës, me të cilët u stërvit vetëm në 15 minutat e para të seancës.

Casemiro tani shndërrohet në "Djall i Kuq": braziliani arrin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll