Sport

Carragher: “Glazer? Ata po e kthejnë Manchester Unitedin në një shaka”…

Legjenda e Liverpoolit godet familjen Glazer, e cila zotëron klubin dhe teksa shpreh keqardhjen e tij për tifozët e “Djajve të Kuq”.

19 Gusht 2022, 16:09 Nga DOSJA

Carragher: “Glazer? Ata po e kthejnë Manchester Unitedin në

ANGLI - Në rubrikën e tij të rregullt në gazetën ‘The Telegraph’, ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kritikuar ashpër menaxhimin e Manchester United, me në krye familjen Glazer. “Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, kam një simpati të vërtetë për tifozët e United”,- nis duke thënë legjenda e futbollit anglez, duke rishikuar lajmet e skuadrës së ‘Old Trafford’.

“Tifozët e United duhet të ndihen sikur po godasin me kokë një mur me tulla, sepse ata e kanë bërë të qartë (pakënaqësinë e tyre) dhe asgjë nuk duket se do të ndryshojë. Ata kanë bërë protesta, kanë krijuar një klub tjetër në Mançester, që është FC United dhe zemërimi i tyre kolektiv ka bërë që një ndeshje e Premierligës të shtyhet”,- kujton Carragher.

Por komentatori i ‘Sky Sports’ e vë fokusin edhe te familja Glazers. “Futbolli është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve dhe këta tifozë po shohin se Glazers nuk e duan apo kujdesen për klubin e tyre. Nën këtë pronësi, United është bërë një tallje. Jo vetëm në këtë vend, por në të gjithë botën, me Elon Musk që bën shaka për blerjen e klubit”,- vijon ish-lojtari i ‘Reds’.

Dhe meqenëse tregu i transferimeve është aktual, Carragher ka analizuar edhe strategjinë sportive dredha-dredha të United. “Ata gjithashtu kanë kaluar javë duke ndjekur Frenkie de Jong të Barcelonës ​​dhe tani ata po vrapojnë duke u përpjekur të nënshkruajnë me Casemiron nga Real Madrid. Nga De Jong, te Rabiot, te Casemiro. Ata janë të gjithë lojtarë të ndryshëm me stile dhe mosha të ndryshme. Cili është plani këtu? Ku është strategjia? Kjo është e turpshme”,- pranon ai në rubrikën e tij.

Edhe pse, sërish, modeli drejtues i United i fokuson të gjitha kritikat e ish-lojtarit të Liverpoolit, i cili i bën jehonë të dhënave të analistit financiar Swiss Ramble, sipas të cilit, asnjë pronar i Premierit nuk ka marrë më shumë para se Glazers nga United, në dhjetë vitet e fundit. Kështu që Carragher përfundon, “Është e qartë që Glazers nuk u intereson. Miqtë e tyre në Amerikë duhet t'i shikojnë dhe të mendojnë 'wow, çfarë biznesi të madh keni atje'. Për këta njerëz, United duket konsiderohet si pak më shumë se një klub sportiv, diku në Angli, nga i cili Glazers marrin miliona çdo vit”.

Carragher: “Glazer? Ata po e kthejnë Manchester Unitedin në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll