Sport

Mbyllet edhe ‘dera’ e Dortmundit, drejtori Watzke: “E dua Cristiano Ronaldon, por nuk kam asnjë kontakt me të”…

“Në pamje të parë, bashkimi i yllit portugez të United me Borussia Dortmund është një ide e mrekullueshme,- tha drejtori i përgjithshëm i skuadrës gjermane, - por"...

19 Gusht 2022, 15:30 Nga DOSJA

Mbyllet edhe ‘dera’ e Dortmundit, drejtori Watzke: “E dua

GJERMANI - Drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka mohuar këtë të premte, zërat për nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, duke siguruar se ata nuk kanë “asnjë kontakt” me sulmuesin.

"Në pamje të parë, bashkimi i Cristiano Ronaldos dhe Borussia Dortmund është një ide e mrekullueshme. Unë e dua atë lojtar. Ai është lojtari më i mirë që ka bota. Problemi është se nuk kam asnjë kontakt me lojtarin. Dhe për këtë arsye, nuk ka asnjë transferim”, raportoi ai në konferencën për shtyp lidhur me gjendjen vjetore të llogarisë së klubit.

Zërat për një transferim të mundshëm të lojtarit nga Mançester Junajtid në Bundesligë u bënë kryefjalë së fundmi. Rrjeti amerikan ‘CBS Sports’ spekuloi të enjten se Borussia ishte "shansi i fundit " i Ronaldos për t'u larguar nga klubi britanik këtë verë dhe se kontaktet kishin ndodhur mes klubit verdhezi dhe sulmuesit 37-vjeçar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll