Sport

Inter, mbrojtësi i kërkuar nga Inzaghi mund të vijë nga një skuadër e madhe!

Synimi i Interit në këtë merkato është afrimi i një mbrojtësi.

19 Gusht 2022, 11:58 Nga DOSJA

Inter, mbrojtësi i kërkuar nga Inzaghi mund të vijë nga

ITALI- Synimi i Interit në këtë merkato është afrimi i një mbrojtësi. Në vazhdën e negociatave që solli Cesare Casadei te Chelsea për 20 mln euro, Inter po kërkon Trevoh Chalobah, qendërmbrojtësin 23-vjeçar. Lojtari anglez është ideja e fundit e klubit zikaltër, por blutë nuk duan ta japin në huazim lojtarin. Sezonin e kaluar, Chalobah bëri 30 paraqitje (4 gola dhe 1 asist) në të gjitha kompeticionet për Chelsean.

Në pritje për të kuptuar nëse Chelsea do të zbusë pozicionin e tyre ndaj Chalobah, Inter po vazhdon të mbajë kontakte me Lazion për Francesco Acerbi - një emër prej kohësh në listën e Interit së bashku me Manuel Akanji të Borussia Dortmund.

Në orët e fundit kanë ardhur shenjat e para për huazimin e lojtarit. Kjo formulë e bën operacionin të arritshëm, duke qenë se tani për tani Inter nuk dëshiron të investojë. Nga ana tjetër, zërat për ofertën e re të paraqitur nga PSG për Milan Skriniar nuk konfirmohen.

E.Ç (Dosja.al)

inter inzaghi

Sondazh

Poll