Sport

VIDEO/ Arrestohet në ‘Maracana’ një bos droge... në mes të ndeshjes së Fluminenses

Marco Aurelio dos Santos Roch, i njohur më mirë si ‘Foka’, është kreu i një bande droge dhe atij i atribuohen disa vrasje

19 Gusht 2022, 14:47 Nga DOSJA

VIDEO/ Arrestohet në ‘Maracana’ një bos droge... në

BRAZIL - Policia e Rio de Zhaneiros ka arrestuar një bos të madh droge, teksa po ndiqte një ndeshje futbolli në stadiumin ‘Maracanã’. Marco Aurelio dos Santos Roch, i njohur më mirë si ‘Foka’, u arrestua nga policia, ndërsa ishte në tribunë duke parë ndeshjen e Fluminense në gjysmëfinalen e Kupës së Brazilit kundër Fortaleza, tha policia e Rios në një deklaratë.

‘Foka’ kishte veshur një fanelë të Fluminense me pseudonimin dhe numrin 13 në të, kur policia iu afrua. Ai identifikohet nga Policia, si drejtuesi i dyshuar i trafikut të drogës në një kompleks favelash në qytetin Belford Rox, ose në zonën metropolitane të Rio de Zhaneiros. ‘Foka’ u konsiderua si i arratisur, pasi ndaj tij ishin lëshuar tashmë dy urdhra arresti dhe sipas Policisë, ai është përgjegjës për disa vrasje.

Fluminense barazoi 2-2 kundër Fortaleza-s, dhe kaloi në gjysmëfinale të ‘Copa do Brasil’, pasi kishte fituar në transfertë 1-0 në ndeshjen e parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll