Sport

Pas një 'intrige' merkatoje, Villarreal mendon për shqiptarin Ivan Balliu, dëshirë e hershme e ‘nëndetëses’ së verdhë…

Mbrojtësi Kombëtares shqiptare, që luan me Vallecanon është shumë i njohur në ‘La Cerámica’ dhe nuk është hera e parë që merr 'ngacmime' nga verdhezinjtë.

19 Gusht 2022, 07:55 Nga DOSJA
Pas një 'intrige' merkatoje, Villarreal mendon për
Balliu, së bashku me Lejeune, në ndeshjen e javës së parë të La Ligas, luajtur në 'Camp Nou'

SPANJE - Villarreali ka aktivizuar tashmë alarmin, para largimit të mundshëm të Juan Foyth.  Interesi i Barcelonës për lojtarin e kombëtares argjentinase, i ka detyruar verdhezinjtë të mendojnë për tregun e mbrojtësve të djathtë, me vëmendje të veçantë në La Liga. Një nga emrat që i ka pëlqyer në të shkuarën, është ai i shqiptarit Iván Balliu.

Gjatë muajit qershor mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Balliu, mori një telefonatë nga disa klube të La Ligës, përfshirë edhe Villarrealin, për të pyetur për situatën e tij. Megjithatë, ato sondazhe fillestare nuk u realizuan. Lojtari, i cili mori një ofertë të fortë nga Arabia Saudite, më në fund vendosi të rinovojë kontratën e tij me Rayo Vallecanon deri më 30 qershor 2025.

Pavarësisht se shqiptari rinovoi kontratën më 7 korrik, merkato është ajo që vendos ritmin dhe mundësia e largimit nga Rayo, alternative e cila tani është sërish në tavolinë. Njerëz nga ambienti verdhezi kanë kontaktuar orët e fundit me përfaqësuesin e lojtarit, Fabián Bustos, për të hetuar kushtet e një largimi hipotetik.

Megjithatë, që mundësia të përfundojë dhe të bëhet realitet, shumë gjëra duhet të ndodhin. Në radhë të parë, Villarreal duhet të ulë pretendimet dhe të pranojë të shesë Foyth për një çmim më të ulët se klauzola. Pasi të ketë ndodhur largimi i argjentinasit, Villarreal duhet të ulet për të negociuar me Rayo, gjë që nuk do t'i lehtësonte gjërat shumë. 

Pas rinovimit, klauzola e Balliut është rritur në 20 milionë, shifër që Villarreali, i cili do të ishte i hapur për të bërë përpjekje ekonomike për një lojtar që e vlerëson shumë, nuk do të ishte i gatshëm ta arrinte. Nga ana e tij, mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu është shprehur shumë i lumtur dhe i përfshirë në projektin e Rayo Vallecano. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll