Sport

VIDEO/ Yjet e “Reds” në rrugët e Liverpoolit, një gjetje origjinale që surprizon fansat, teksa marrin dhurata nga idhujt e tyre…

Salah, Tsimikas, Van Dijk dhe Matip, u takuan me tifozët e skuadrës “Reds” në rrugët e qytetit dhe për të ndarë momente me ta.

19 Gusht 2022, 15:18 Nga DOSJA

VIDEO/ Yjet e “Reds” në rrugët e Liverpoolit, një

ANGLI - Është parë se subjektet sportive dhe agjencitë e reklamave, po inovojnë gjithnjë e më shumë në përpjekje për të befasuar fansat dhe për t'i detyruar ata të blejnë produktet e tyre. Por, iniciativa e re e Liverpoolit, pa dyshim, i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Klubi anglez, në bashkëpunim me një nga markat që e sponsorizon atë, entin bankar ‘Standard Chartered’, vendosën të 'shëtisin' disa nga futbollistët e tyre nëpër qytetin e Beatles, në mënyrë që ata të takohen me tifozët, të ndajnë disa momente me ta, t’u japin nga një dhuratë dhe regjistron reagimet e tyre. Një detaj që tregon rëndësinë e madhe që ka tifozi në futbollin anglez.

VIDEO/ Yjet e “Reds” në rrugët e Liverpoolit, një

Liverpooli dëshironte të shpërblente këtë mënyrë, tifozët e tij, duke ndarë pak momente me lojtarët, të cilët u dhurojnë fanela, shalle, topa, madje edhe një autograf nga lojtarët.  Salah, Tsimikas, Matip dhe Van Dijk realizuan ëndrrat e disa fëmijëve, të cilët madje i dedikuan disa këngë.

Reagimi më viral ka qenë ai i një gruaje të moshuar, e ndihmuar nga një karrige për të lëvizur, e cila ishte tepër e emocionuar kur pa se si Mohamed Salah ndaloi pranë shtëpisë së saj për ta përshëndetur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll