Sport

“Terminatori” i seksit, lojtari i Man.City-t u mburrte: “Kam shkuar me 10 mijë femra…”

Benjamin Mendy mburret se ka kryer mardhënie  seksuale me dhjetë mijë gra. Mbrojtësi francez akuzohet për 10 raste (përfshirë 8 përdhunime) dhe rrezikon një dënim shumë të ashpër.

19 Gusht 2022, 12:24 Nga DOSJA
“Terminatori” i seksit, lojtari i Man.City-t u mburrte: “Kam
Benjamin Mendy

ANGLI- Benjamin Mendy mburret se ka kryer mardhënie  seksuale me dhjetë mijë gra. Mbrojtësi francez akuzohet për 10 raste (përfshirë 8 përdhunime) dhe rrezikon një dënim shumë të ashpër. Ai mohon gjithçka dhe mohon çdo keqbërje, por avokatëve të tij do t'u duhet të apelojnë për ta shpëtuar atë nga një situatë e vështirë dhe për ta nxjerrë atë "të pastër" ose - në rastin më të keq - me një dënim më të lehtë. Pikënisja ishte të sqarohej se si dhe pse gratë ndodheshin në shtëpinë e lojtarit dhe më pas çfarë ndodhte në vilë.

Një pjesë e atyre që kanë dalë në dritë deri tani - dhe të raportuara nga tabloidët anglezë - zbulojnë tre episode të dyshuara të dhunës që ndodhën midis 23 dhe 24 korrikut të një viti më parë gjatë një feste në pishinë, një mbrëmje në disko dhe një ngjarje në rezidencën e Mendy-s. Gjatë kësaj kohe, ai dyshohet se përdhunoi tre gra: një 22 vjeç dhe dy 19 vjeç. Një nga shtatë femrat që e akuzojnë francezin për përdhunim dëshmoi para jurisë, se futbollisti i kishte thënë me mburrje se kishte pasur marrëdhënie seksuale me 10 mijë femra.

Aty të rejat takoheshin - sipas deponimeve të tyre - në dhoma të pajisura me një derë me një bravë të veçantë që mund të hapej vetëm nga brenda.Çelësi ishte një "ekran me prekje të gjurmëve të gishtërinjve" që Mendy mund ta aktivizonte vetëm përmes smartfonit të tij. Pasi u futën në dhomën e gjumit, nuk kishin rrugëdalje.

"Dera është ende e mbyllur," do t'i kishte thënë lojtari një prej viktimave femrave përpara se të kryente mardhënien me dhunë. Duke marrë një refuzim të parë, ai do të kishte reaguar duke u përpjekur të qetësonte vajzën: "Të premtoj, dua vetëm të të shikoj", është fraza e mbledhur nga hetuesit.

Ajo kishte pranuar të hiqte rrobat sepse mendonte se do të shpëtonte, se do të shmangte më të keqen. Por jo: “Nuk kam turp, thjesht nuk dua të bëj seks me ty”, ka qenë dëshmia e një prej paditësve. E ballafaquar me rezervën e saj, Mendy dyshohet se u mburr se "kishte seks me dhjetë mijë gra" përpara se ta abuzonte.

E.Ç (Dosja.al)

benjamin mendy manchester city

Sondazh

Poll