Sport

Barcelona shtanget! Griezmann largohet nga Atletico, madrilènët e Simeones nuk duan të paguajnë klauzolën 40 milionëshe…

Sulmuesi francez ka një klauzolë që parashikon detyrimin për ta blerë, nëse luan minimalisht 45 minuta në gjysmën e ndeshjeve në të cilat do të jetë i disponueshëm.

19 Gusht 2022, 07:16 Nga DOSJA
Barcelona shtanget! Griezmann largohet nga Atletico, madrilènët e

SPANJE - Lajm i keq për Barcelonën: Atlético Madrid nuk ka ndërmend të paguajë 40 milionë eurot e parashikuara në marrëveshjen e nënshkruar një vit më parë. Anësori francez, Antonio Griezmann kujtojmë, ka një klauzolë që parashikon detyrimin për ta blerë nëse luan minimalisht 45 minuta në gjysmën e ndeshjeve në të cilat do të jetë i disponueshëm, duke përjashtuar kështu dëmtimet dhe pezullimet. 

Shifra konsiderohet shumë e lartë, duke marrë parasysh performancën e sezonit të kaluar. Griezmann doli jashtë rreshtit në hierarkinë e trajnerit Simeone, i cili e la sulmuesin francez në stol në ndeshjen debutuese të La Ligas kundër Getafe. Gjithsesi Griezmann hyri në fushë në minutën e 61-të dhe shënoi golin e tretë pas dy golave të Moratës, në fitoren 3-0 të bardhekuqve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll