Sport

Casemiro përgatit lamtumirën për Real Madridin, gati aventura e re me United…

Në Angli janë të sigurtë, se sot do të kryhen testet mjekësore për të firmosur më pas kontratën…

19 Gusht 2022, 06:41 Nga DOSJA

Casemiro përgatit lamtumirën për Real Madridin, gati aventura e

ANGLI - Casemiro mund t’i kalojë orët e tij të fundit si lojtar i Real Madridit, pasi mediat nga Anglia, shkruajnë se marrëveshja mes futbollistit dhe klubit anglez është arritur dhe po priten vetëm testet mjekësore për të firmosur kontratën.

Pas tri ditësh meditimi dhe reflektimi për propozimin e bërë nga drejtuesit e klubit të “Djajve të Kuq”, braziliani ka dhënë ‘Ok’ për t’u bërë pjesë e një prej skuadrave më të mëdha të futbollit në botë, paçka se këtë sezon United nuk do të jetë pjesëmarrëse në Champions League.

Casemiro përgatit lamtumirën për Real Madridin, gati aventura e

Sipas raportimeve nga Anglia, Casemiro duket i prerë në vendimin që ka marrë, edhe pse Ancelotti dhe lojtarët besojnë që i do të qëndrojë edhe më gjatë në Real Madrid. Gjithsesi pas shtatë vitesh te ‘los blancos’, ku ka fituar edhe katër trofe Champions, mesfushori brazilian ka gjykuar se cikli i tij te madrilènët është drejt fundit.

Një aventurë se re në ishull, do të ishte një impuls i ri për Casemiron 30-vjeçar. Shuma e marrëveshjes mes dy klubeve është afër 70 milionë euro.

Casemiro përgatit lamtumirën për Real Madridin, gati aventura e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll