Sport

Manchester United 130 milionë për Joao Felix, Atletico Madrid: "I paçmuar!"…

Spanjolët i janë përgjigjur në mënyrë lakonike “Djajve të Kuq”, me një postim në Twitter

18 Gusht 2022, 07:11 Nga DOSJA

Manchester United 130 milionë për Joao Felix, Atletico Madrid: "I

SPANJE - "I paçmuar". Ky është përcaktimi shumë i shkurtër, i thjeshtë dhe shumë i qartë Atletico Madrid ndaj ofertës së “Djajve të Kuq”, nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, që portretizon mesfushorin sulmues Joao Felix gjatë një seance stërvitore. 

Është lajm i orëve të fundit, në fakt, refuzimi i bardhekuqve të Madridit përballë 130 milionë eurove të vendosura në pjatë nga Manchester United, për yllin 22-vjeçar të kombëtares portugeze. Dhe në tweet-in, më poshtë, është e lehtë të kuptohet se cili është pozicioni i Atletico Madridit ndaj ofertës së britanikëve.

Manchester United 130 milionë për Joao Felix, Atletico Madrid: "I

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll