Sport

"Më thanë se është një president i pasur", sulmuesi kujton kohën e Rezart Taçit te Parma, braktisi Atl.Madrid për këtë fjalë

PSG, Atletico Madrid, një Kupë e Amerikës e fituar me Uruguain dhe një Europa League e fituar me Porton. Me këto tituj mbërriti Cristian Rodriguez te Parma. Ishte janari i vitit 2015 dhe ai kishte nevojë për stimuj të rinj.

17 Gusht 2022, 17:07 Nga DOSJA
"Më thanë se është një president i pasur",
Cristian Rodriguez

ITALI- PSG, Atletico Madrid, një Kupë e Amerikës e fituar me Uruguain dhe një Europa League e fituar me Porton. Me këto tituj mbërriti Cristian Rodriguez te Parma. Ishte janari i vitit 2015 dhe ai kishte nevojë për stimuj të rinj.

Parma dukej zgjedhja e duhur, por vetëm për ata që, si ai, nuk ishin në dijeni të gjithçkaje: “Më thanë do më jepnin shumë para dhe se kishte ardhur një president i pasur që do të zgjidhte gjithçka...”, referuar Rezart Taçit, biznesmenit shqiptar i cili në atë vit bleu aksionet e Parmës, për ta shitur më pas për 1 euro për shkak të borxheve të mëdha që klubi emilian kishte akumuluar ndër vite.

Cristian Rodriguez luajti vetëm pesë ndeshje me Parmën dhe mori një skualifikim prej katër ndeshjesh pasi goditi arbitrin në një ndeshje kundër Atalantës. Në mars, kur Parma po tregonte shenjat e para të falimentimit, lojtari u largua në Brazil te Gremio.

E.Ç (Dosja.al)

rezart taci parma cristian rodriguez

Sondazh

Poll