Sport

Pas operacionit të një tumori testikular, Haller ka rifilluar stërvitjet: ai mund të jetë në fushë në fillim të vitit 2023…

Sulmuesi i ri francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë, ka nisur të stërvitet në palestrën e tij personale në shtëpi me uniformën e Dortmundit

17 Gusht 2022, 16:45 Nga DOSJA

Pas operacionit të një tumori testikular, Haller ka rifilluar

GJERMANI - Do të duhet shumë kohë dhe shumë durim, por Sebastian Haller po punon për t'u rikthyer në fushë. Pas tronditjes së zbulimit të tumorit malinj të testisit dhe operacionit të mëpasshëm, blerja e re e Borussia Dortmundit, ka rifilluar aktivitetin fizik dhe ka rinisur stërvitjet.  Ëndrra e tij dhe e të gjithë tifozëve është që të rikuperohet shpejt dhe të kthehet në fushë për fillimin e vitit të ardhshëm.

Historia në Instagram, e publikuar nga bashkëshortja e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, paraqet Hallerin, pa flokë për shkak të kimioterapisë, por të buzëqeshur, i cili stërvitet në palestrën e tij personale në shtëpi me uniformën e Dortmundit. Kjo është ngushëlluese.

Pak ditë më pare ai u drejtoi një mesazh shokëve dhe tifozëve në ditën e prezantimit të skuadrës: "Përshëndetje të gjithëve. Siç e dini nuk mund të jem i pranishëm sot, - fjalët e tij në një video të projektuar në ekranet e mëdha të stadiumit. - Unë e vlerësoj shumë mbështetjen tuaj, mezi pres të luaj para jush dhe murit të verdhë. Shpresoj që sezoni të fillojë mirë, do t'i ndjek ndeshjet! Ju uroj më të mirat." 

Vërtet sezoni ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy fitore në dy ndeshjet e para, por tashmë të gjithë presin rikthimin e Hallerit në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll