Sport

Marcelo dhe ardhmja tij e pasigurt…

Braziliani është në Rio de Zhaneiro për të zgjidhur çështjet ekstrasportive, në javën kur i gjithë futbolli evropian ka filluar.

17 Gusht 2022, 17:04 Nga DOSJA

Marcelo dhe ardhmja tij e pasigurt…

BRAZIL - Futbolli elitar tashmë ka filluar dhe këtë e ka bërë pa Marcelon në asnjë prej skuadrave të tij, që kur hyri në pishinë ditën kur i tha lamtumirën Real Madridit. Ai atëherë u shpreh, se donte të vazhdonte ta shijonte futbollin në nivelin më të lartë. 

Megjithatë, pas pushimeve, futbollisti është parë duke punuar në palestra individualisht, por edhe duke udhëtuar nëpër botë. Ai bëri një ndalesë në Maldive, kaloi nga Dubai dhe më në fund u gjend në Rio de Zhaneiro, ku kaloi disa ditë të këndshme ngjarjesh dhe angazhimesh ekstrasportive. 

Dhe pikërisht, në nivelin e këtij biznesi, duket se ai i ka të fokusuara të gjitha kartat, ndonëse nuk ka arritur që të nënshkruajë për një klub evropian. Në fakt, sipas gazetës ‘Marca’, ai ka vetëm oferta nga MLS dhe futbolli arab që nuk e bindin, ndaj po i përkushtohet projekteve të tjera. 

Një vendim që mund të çojë edhe në një tërheqje profesionale. Dhe është se Marcelo, i cili është një shpirt i lirë futbolli, tashmë e di se dyert e Real Madridit janë të hapura dhe mundësia për t'iu bashkuar akademisë si trajner, ose te klubi si ambassador, është një mundësi që ekziston në çdo kohë. 

Koha e di vetëm se çfarë do të ndodhë me jetën e Marcelos në muajt në vijim, por ajo që po bëhet gjithnjë e më e qartë, është se do të jetë e vështirë ta shohim sërish mbrojtësin brazilian në takime të mëdha.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll