Sport

Sadio Mané nuk zhgënjen kurrë, nga pastruesi deri te roja e Liverpool! Zbulohet dhurata me 150 kuti

Sadio Mane njihet në botën e futbollit si një person bujar me zemër të madhe.

17 Gusht 2022, 19:38 Nga DOSJA

Sadio Mané nuk zhgënjen kurrë, nga pastruesi deri te roja e

ANGLI- Sadio Mane njihet në botën e futbollit si një person bujar me zemër të madhe. Iniciativat që sulmuesi i Bayern Munich ka kryer jashtë fushës, veçanërisht në vendlindjen e tij, Senegal, janë të dukshme për të gjithë dhe marrëdhënia që ai arrin të krijojë me këdo që bie në kontakt është vërejtur shpesh nga tabloidët. Ish-lojtari i Liverpool ka dashur t’u lërë një kujtim “të ëmbël” të gjithë punonjësve të Liverpool-it me të cilët ishte në 6 vitet e kaluara në Anfield.

Sulmuesi senegalez dërgoi 150 kuti për të treguar vlerësimin e tij për anëtarët e stafit nga të gjithë sektorët e ish-klubit të tij. Falk zbuloi gjestin bujar të lojtarit në Tëitter, duke shkruar: “Sadio Mane dërgoi 150 pako për punonjësit e Liverpool.

Nga pastruesi deri te roja, të gjithë morën çokollata me një portret të veçantë të Sadios dhe një shënim të shkruar me dorë. Brenda çdo pakete shkruhej motoja e klubit “You’ll never ëalk alone”. Një gjest bujar, nga ata që nuk shihen shumë shpesh në botën e futbollit. Por në fund të fundit ai është Sadio Manè ...

E.Ç (Dosja.al)

sadio mane liverpool bayern munich

Sondazh

Poll