Sport

Manchester United mendon për të afruar Sommer, si zëvendësues të De Geas…

Portieri i kombëtares zvicerane i bashkohet listës së gjatë të përforcimeve të mundshme të klubit anglez, i zhytur në një krizë të thellë sportive.

17 Gusht 2022, 17:27 Nga DOSJA

Manchester United mendon për të afruar Sommer, si

ANGLI - Manchester United, i fundit në Premierligë pasi humbi dy ndeshjet e para të sezonit, po kërkon dëshpërimisht për të bërë nënshkrime të reja, me synim për të rregulluar situatën e tij. Dhe emrat e Sergiño Des, Frenkie de Jong, apo Casemiro, si përforcime të mundshme, i është shtuar në orët e fundit edhe emri i Yann Sommer, 33 vjeç.

Sommer, portieri titullar i kombëtares zvicerane, do të ishte njeriu ideal për të mbuluar gabimet e David de Gea, deri tani titullari i padiskutueshëm i United, por i akuzuar nga kritikët dhe tifozët pas humbjes 4-0 ndaj Brentfordit fundjavën e kaluar.

Portieri zviceran aktualisht luan për skuadrën gjermane Borussia Mönchengladbach, me të cilën është bashkuar në vitin 2014 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.  Gladbach së fundmi i paraqiti atij një ofertë rinovimi për tre sezone të tjera.

Interesi i 'Djajve të Kuq' për Sommer është zbuluar nga ‘Blick’, i cili thekson se afërsia e Kupës së Botës, në të cilën Zvicra do të ndajë grupin G me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë, mund të ndikojë në vendimin e Sommer, i cili nuk dëshiron të rrezikojë për të mbetur jashtë Kupës së Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll