Sport

E kishte blerë në vitin 1989, Van Basten nxjerr në shitje makinën Porsche 928 GT, zbulohet shifra!

Makinat janë një pasion i përbashkët për futbollistët. Nga Bugatti Veyron i Cristiano Ronaldos te Maserati MC20 i David Beckham, duke kaluar te Ferrari SF90 Stradale i Federico Chiesa-s dhe duke ardhur te Urus Lambin drejtuar nga Theo Hernández.

17 Gusht 2022, 16:31 Nga DOSJA

E kishte blerë në vitin 1989, Van Basten nxjerr në shitje

MILANO-Makinat janë një pasion i përbashkët për futbollistët. Nga Bugatti Veyron i Cristiano Ronaldos te Maserati MC20 i David Beckham, duke kaluar te Ferrari SF90 Stradale i Federico Chiesa-s dhe duke ardhur te Urus Lambin drejtuar nga Theo Hernández. Ka edhe shumë futbollistë që tashmë në dekadat e fundit kishin vendosur që një pjesë të mirë të fitimeve t'ua kushtonin supermakinave.

Midis tyre ishte edhe Marco van Basten, i cili, gjatë qëndrimit të tij në Milano në vitet 1980, bleu një Porsche 928 GT. Më shumë se 30 vjet më vonë, makina sportive e holandezit ka dalë në shitje.

Karriera e Marco van Basten ka qenë shumë intensive, por edhe shumë e shkurtër. Megjithatë, kjo nuk e pengoi holandezin që të jetonte disa sezone si top-lojtar, me paga jashtëzakonisht bujare, të marra gjatë qëndrimit te Milan. Në atë kohë, Van Basten ishte në gjendje të realizonte një nga ëndrrat e tij duke blerë një Porsche 928 GT.

E kishte blerë në vitin 1989, Van Basten nxjerr në shitje

E kishte blerë në vitin 1989, Van Basten nxjerr në shitje

E kishte blerë në vitin 1989, Van Basten nxjerr në shitje

E kishte blerë në vitin 1989, Van Basten nxjerr në shitje

I lançuar në vitin 1977, 928 ishte protagonist i evolucionit të vazhdueshëm teknik dhe estetik, i cili kulmoi në vitin 1989 me lançimin e versionit GT, i pajisur me një motor 5-litërsh V8. Nga 0 në 100 në orë në 5.8 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 275 km/h.

Porsche 928 GT e Marco van Basten tani është në shitje në portalin ruotedasogno.com dhe ka bërë më pak se 79,000 kilometra. Çmimi për këtë makinë është 65 mijë euro.

E.Ç (Dosja.al)

milan van basten makina

Sondazh

Poll