Sport

Pronari gjen qenin e humbur falë një ndeshje futbolli në TV, nga Kili vjen një histori me fund të lumtur

Një qen, pronari i tij dhe një ndeshje futbolli në televizor. Ata janë protagonistët e një historie të bukur që vjen nga Kili. Matias Gayozo nga Penco, qyteti i tretë më i vjetër në vendin e Amerikës Latine

17 Gusht 2022, 16:45 Nga DOSJA

Pronari gjen qenin e humbur falë një ndeshje futbolli në TV, nga

KILI-Një qen, pronari i tij dhe një ndeshje futbolli në televizor. Ata janë protagonistët e një historie të bukur që vjen nga Kili. Matias Gayozo nga Penco, qyteti i tretë më i vjetër në vendin e Amerikës Latine, pothuajse kishte humbur shpresën për të gjetur Toby-n, qenin e tij që ishte zhdukur dy javë më parë. Pas shumë kërkimesh papritur, erdhi lajmi i mirë.

Qeni u ribashkua me pronarin e tij pasi u shfaq në televizor gjatë një ndeshje të Primera B midis Fernandez Vial dhe Universidad de Concepcion. Në minutën e 20 të ndeshjes, qeni u fut në fushën e Estadio Ester Roa dhe pavarësisht se disa lojtarë u përpoqën ta ndalonin, tentativat u shmangën të gjitha: qeni u drejtua rastësisht drejt zonës së penalltisë, ku vendosi të kryente nevojat personale në portë dhe më pas u largua nga fusha.

Llogaria në Instagram Huellitas de Collao, një faqe e dedikuar për gjetjen e qenve të humbur në zonë, kontaktoi pronarët e Toby-t për t'u dhënë atyre lajmin e mirë pasi të gjitha llojet e kërkimeve kishin qenë të kota për disa javë.

Matias foli për mediat lokale pasi Toby u kthye në shtëpi dhe shprehu ndjenjat e tij: " Ne jemi shumë të lumtur që e gjetëm dhe e sollëm përsëri në Villa Montahue. Ai tashmë është në shtëpi, ngrohtë, pa e kaluar gjithë të ftohtin që imagjinojmë se ka marrë në rrugë".Një histori për të treguar për shkak të paparashikueshmërisë dhe si përfundoi..

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Huellitas Collao (@huellitas.collao)

E.Ç (Dosja.al)

kili qeni i humbur

Sondazh

Poll