Sport

CHAMPIONS PLAY-OFF/ 7 gola në tri ndeshje, Benfica me një këmbë drejt grupeve, Crvena Zvezda mban të hapur kualifikimin

Ditën e sotme u luajtën tri sfidat e para të raundit 'Play-Off' të Champions League. Emocionet filluan që në orën 18:45 me takimin e parë mes Qarabag-Plzen përfunduar në barazim pa gola.

17 Gusht 2022, 23:01 Nga DOSJA

CHAMPIONS PLAY-OFF/ 7 gola në tri ndeshje, Benfica me një

EUROPË- Ditën e sotme u luajtën tri sfidat e para të raundit 'Play-Off' të Champions League. Emocionet filluan që në orën 18:45 me takimin e parë mes Qarabag-Plzen përfunduar në barazim pa gola.

Ndërkohë Benfic mposhti me rezultatin 0-2 Dinamon e Kievit, në sfidën e zhvilluar në Poloni, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt grupeve te Champions-it. Gilberto në minutën e 9-të dhe Ramos në minutën e 37-të, ishin autorët e golave për portugezët.

Ndërkohë në sfidën tjetër, Maccabi Haifa, triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj serbëve të Crvena Zvezdës, një rezultat që mban në lojë ekipin drejtuar nga Stankovic, pasi ky rezultat nuk jep siguri për ekipin izraelit.

E.Ç (Dosja.al)

champions league benfica

Sondazh

Poll