Sport

Në fundjavë, futbolli shqiptar nis ‘të flasë’: Do të statojë Kampionati i 84-t Kombëtar, një kampionat i ri, por me zakone të vjetra …

Ai do të ndërpritet më 14 nëntor për shkak të Botërorit. Më 7 dhjetor, në Tiranë, do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Tiranës kampione dhe Vllaznisë fituese të Kupës së Republikës.

17 Gusht 2022, 16:24 Nga DOSJA

Në fundjavë, futbolli shqiptar nis ‘të flasë’:

TIRANE - Këtë fundjavë starton edicioni i 84-t i Kampionatit Kombëtar shqiptar, që për shkak të finaleve të Botërorit “Katar 2022” do të ndërpritet më 14 nëntor, për t’u rikthyer sërish më 28 dhjetor. Një kampionat i ri, por me zakone të vjetra sa i përket 10 epikeve pjesëmarrëse në këtë kategori.

Mesatarisht, secili ekip në këtë edicion 2022/2023, ka një skuadër me rreth 50% të ndryshuar krahasuar me një vit më parë. Egnatia, skuadra e cila arriti t’i mbijetojë ‘play-out’-it të vitit të shkuar, për këtë vit të ri mban rekordin e lojtarëve të afruar, 14 futbollistë të rinj do të ketë për këtë sezon.

Por nëse rrogozhinasit janë një ekip i ri i Superiores dhe justifikohet me stabilizimin e pozitave, Kukësi i qëndron traditës së tij me ndryshimin e ekipit vit pas viti, 13 lojtarë të rinj krahasuar me një vit më parë kanë zyrtarizuar deri më tani verilindorët që një vit më parë nuk arritën të pozicionoheshin brenda zonës së Kupave të Europës.

Partizani gjithashtu zhgënjeu një vit më parë krahasuar me objektivat e fillim sezonit, por edhe me paraqitjen në Kupat e Europës, drejtuesit e kuq kane vendosur të rinovojë skuadrën me 9 lojtarë të rinj, ndërkohë që Tirana kampione dhe Laçi kanë përmirësuar grupin e lojtarëve të tyre deri më tani, të paktën në letër, me nga 6 afrime.

Skuadra më e qëndrueshme dhe që ka ruajtur më së shumti grupin e një viti më parë është Vllaznia, aktualisht fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë zyrtarizuar vetëm 4 lojtarë në këtë merkato verore.

Por asgjë nuk ka përfunduar pasi ky sesion i merkatos do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht, duke ofruar edhe të tjera surpriza e çudira, pasi ka edhe ekipe të cilat janë me merkaton e bllokuar për shkak të problemeve me pagesat e lojtarëve të së shkuarës, dhe pavarësisht kësaj gjëje, asnjëherë nuk ndalet fantazia për ekipe të reja që jo rrallë herë kanë sjellë kriza të reja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll