Sport

‘Jam gati’, Florian Marku tifozëve: “Merrni me vete Flamurat, që të krijojmë një atmosfere, e cila do të mbahet mend gjatë”

Më 25 gusht, boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parra në stadiumin “Air Albania”.

17 Gusht 2022, 15:44 Nga DOSJA

‘Jam gati’, Florian Marku tifozëve: “Merrni me vete

TIRANE - Boksieri Florian Marku, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International, këto ditë po vijon stërvitjen për përballjen e madhe. Zhvillimi i ndeshjes në “Air Albania” pritet të sjellë më shumë emocione për kampionin Marku. Ai do të përballet me meksikanin Miguel Parra.

‘Jam gati’, Florian Marku tifozëve: “Merrni me vete

Në një postim të veçantë në Facebook, kampioni Florian Marku ka një kërkesë të veçantë për tifozët e tij. “Jam gati! Edhe 8 ditë kanë ngelur për ndeshjen më të madhe të historisë të boksit në Tiranë. Ju pres të gjithëve në stadiumin ‘Air Albania’, merrni me vete Flamurat që të krijojmë një atmosfere, e cila do të mbahet mend gjatë!”,- shprehet Marku në mesazhin e tij.

Pas një karrierë të suksesshme në boksin profesionist në Angli, ishte kërkesë e Florian Markut që ndeshja e radhës të zhvillohej në Shqipëri. Ai aktualisht numëron 12 ndeshje për titull në boksin profesionist nga të cilat ka fituar 11.

‘Jam gati’, Florian Marku tifozëve: “Merrni me vete

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll