Sport

Amerika e Jugut kundër Europës, Botërori në mes! Trajneri i Brazilit replikon në distancë me kampionin francez…

Botërori përplas keq kampionin francez Kylian Mbappe dhe trajnerin Tite të 'seleçaos'

17 Gusht 2022, 16:07 Nga DOSJA

Amerika e Jugut kundër Europës, Botërori në mes! Trajneri i

BRAZIL - Trajneri i Brazilit, Tite, ka reaguar ndaj pretendimit të Kylian Mbappe se është më e lehtë për kombëtaret e Amerikës së Jugut të kualifikohen në Kupën e Botës sesa homologet e tyre europiane. Kjo pavarësisht se Europa ka dominuar në turneun më prestigjioz të futbollit ndërkombëtar në edicionet e fundit, duke nxjerrë katër kampionët e radhës.

Një kombëtares e Amerikës së Jugut nuk ka triumfuar që nga viti 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë në finale. Argjentina ishte më afër përfundimit të kësaj serie në vitin 2014, por u mund në finale nga Gjermania.

Muaj më partë, saktësisht në maj, Kylian Mbappe, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën katër vite më parë, u shpreh se kombëtaret e Amerikës së Jugut kanë pasur vështirësi për të siguruar nga një biletë për në finalet e Botërorit ‘Katar 2022”. “Argjentina dhe Brazili nuk e kanë këtë nivel konkurrence. Në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i zhvilluar sa në Europë, prandaj fituesit më të fundit të Kupës së Botës kanë qenë evropianë,”- u shpreh sulmuesi kampion francez.

Mbappe është kritikuar nga sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martinez për komentet e tij, ndërsa tani ka reaguar Tite. Trajneri i Brazilit është bërë figura e fundit e futbollit, që vë në dyshim pikëpamjet e yllit francez.

“Ndoshta (Mbappe) po flet për këto përplasje të Nations League ose miqësore europiane, por jo kualifikueset e Kupës së Botës, - tha ai në mbrojtje të kualifikueseve të CONMEBOL për Kupën e Botës, gjatë një interviste me ‘ESPN Brazil’. - Ne nuk kemi, me gjithë respektin e duhur, Azerbajxhanin për të luajtur. Ne nuk kemi askënd që ju jep pushim. Kualifikueset këtu kanë një shkallë shumë më të lartë vështirësie sesa faza e grupeve në Europë”. 

Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës prej 20 vitesh, por kjo nuk e pengon të shihet si favorit për turneun e këtij dimri. Megjithatë, ‘Selecao’ do të përballet me një mori skuadrash të forta europiane. Kampionia e botës në fuqi, Franca dhe finalistja e “Euro 2020”, Anglia, pritet që të bëjnë mirë, ashtu si edhe Spanja e Gjermania. Argjentina po përmendet gjithashtu si fituese e mundshme në “Katar 2022”, që ka të ngjarë të jetë Kupa e Botës e fundit e Lionel Messit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll