Sport

PSG heq ‘qafe’ gjermanin Thilo Kehrer, e shet te anglezët e West Ham…

Kampionët e Francës njoftuan të mërkurën transferimin e qendrës gjermane te anglezët, për një shumë që nuk është bërë publike.

17 Gusht 2022, 15:33 Nga DOSJA

PSG heq ‘qafe’ gjermanin Thilo Kehrer, e shet te anglezët e

FRANCE - Paris Saint-Germain (PSG) njoftoi të mërkurën transferimin e mbrojtësit të qendrës Thilo Kehrer. Lojtari i kombëtares gjermane kaloi te West Hami anglez për një shumë që nuk është bërë publike.

Kehrer, me kontratë te PSG nga vitin 2018 kur kaloi prej Schalke 04 në këmbim të 37 milionë eurove, kishte edhe një vit më shumë kontratë me klubin parizien, deri në vitin 2023. Mbrojtësi gjerman nuk ishte pjesë e projektit të ri të PSG-së, së teknikut Galtier.

Në katër sezonet e tij në ‘Parc des Princes’, mbrojtësi 25-vjeçar luajti 128 ndeshje për PSG-në, duke shënuar katër gola, si dhe duke dhënë dy asistime dhe fituar, ndër të tjera, tre kampionate të ligës franceze. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll