Sport

Partizani bën goditjen e madhe në merkato, afron lojtarin që spikati në Kategorinë Superiore

Victor Da Silva mbetet në Kategorinë Superiore. Pas dy sezonesh me Vllazninë, fantazisti brazilian do të firmosë me Partizanin.

17 Gusht 2022, 14:37 Nga DOSJA

Partizani bën goditjen e madhe në merkato, afron lojtarin që

TIRANË-Victor Da Silva mbetet në Kategorinë Superiore. Pas dy sezonesh me Vllazninë, fantazisti brazilian do të firmosë me Partizanin. 27-vjecari iu ishte bashkuar  Olympiacos Nicosia, por klubi kryeqytetas me një marrëveshje financiare ia doli të binde klubin qipriot por edhe futbollistin brazilian.

Me transferimin e Da Silvës, numri i të afruarve në merkaton e verës te Partizani ka shkuar në 11. Një afrim me peshë dhe cilësi për skuadrën drejtuar nga Xhovani Kolela. Sezonin e fundit me Vllazninë, Da Silva luajti 26 ndeshje duke kontribuar me 8 gola me fanellën kuqeblu.

Partizani bën goditjen e madhe në merkato, afron lojtarin që

E.Ç (Dosja.al)

 

victor da silva partizani

Sondazh

Poll