Sport

Rinovim kontrate në stilin amerikan, Broja do jetë i pari që do e provojë te Chelsea

Presidenti i ri i Chelsea-t Todd Boehly po përpiqet të sjellë një frymë amerikane në klubin londinez.

17 Gusht 2022, 13:46 Nga DOSJA

Rinovim kontrate në stilin amerikan, Broja do jetë i pari që do e

ANGLI- Presidenti i ri i Chelsea-t Todd Boehly po përpiqet të sjellë një frymë amerikane në klubin londinez. Sipas raportimeve, Chelsea do t’i ofrojë rinovimin e kontratave, yjeve të rinj të ekipit që janë nën moshën 25 vjeç, me marrëveshje afatgjatë dhe bëhet fjalë për kontrata 7-vjeçare. Mason Mount, Reece James dhe Armando Broja, janë tre lojtarët të dalë nga akademia e Chelsea-t që do t’u rinovohet kontrata në këtë lloj forme.

Tuchel dhe presidenti i Chelsea-t e shohin 20-vjeçarin shqiptar pjesë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit dhe të dy së bashku kanë vendosur që Broja të jetë pjesë e organikës së Chelsea-t për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar pritet të firmosë me Chelsean deri në vitin 2029. Gjithashtu me rinovimin e kontratës për Armandon Brojën do të ketë dhe rritje page.

E.Ç (Dosja.al)

chelsea broja

Sondazh

Poll