Aktualitet

Ajola Xoxa në zi, humb babain në moshën 67 vjeçare

24 Shkurt 2019, 14:12 Nga DOSJA
Ajola Xoxa në zi, humb babain në moshën 67 vjeçare

Gruaja e kryebashkiuakut Erion Veliaj, Ajola ka humbur babin e saj ditën e sotme. Publicisti Arben Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare pranë familjes së tij. Homazhet do te zhvillohen ditën e hënë më datë 25 shkurt në orën 10:00 pranë Akademisë së Shkencave, tek Biblioteka.

Arben Xoxa lindi në Tiranë më 1 maj 1952. Ai ka studiuar gjuhë-letërsi dhe ishte specializuar si kritik arti. I ndjeri Arben Xoxa ka punuar për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike.

Babai i Ajolës ishte angazhuar gjithashtu në shtypin vendas dhe të duke botuar qindra shkrime dhe studime, por kohët e fundit u tërhoq nga këto angazhime për të qëndruar pranë familjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ajola xoxa humb babain arben xoxa erion veliaj vdes arben xoxa vdes babai i ajoles ajola xoxa humb babain arben xoxa erion veliaj vdes arben xoxa vdes babai i ajoles

Sondazh

Poll