Aktualitet

Aksidenti tragjik në Krujë, vdes një nga të rinjtë e plagosur (EMRAT-FOTO)

24 Shkurt 2019, 07:18 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Krujë, vdes një nga të rinjtë e

KRUJË- Një aksident me pasojë, vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Fushë Krujë- Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas.

Sipas informacioneve mësohet se një fouristradë në të cilën ndodheshin 3 të rinjtë ka goditur bordurën e një karburanti që ndodhej në këtë aks.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagusur tre personat që ndodheshin në mjet, Ilir Gega që ishte shofer, Altin Vogli dhe Dorjan Hifi, pasagjer, të tre banues në Krujë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për t’i nxjerrë nga mjeti të rinjtë, të cilët janë dërguar e urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Korrenspodenti i Dosja.al bën me dije se shoferi i mjetit ka dalë nga spitali, ndërsa një prej pasagjerëve ka ndërruar jetë. 

Mësohet se Altin Vogli nuk ka mundur dot që t’i shpëtojë plagëve të marra. Ndërkohë ende në spital duke lufutar me vdekjen është Dorjan Hifi, i cili është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. 

Shkak i aksidentit sipas Policisë ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës në këtë segment rrugor.

Ky aks rrugor shpesh bëhet  burim aksidentesh për shkak të sinjalistikës që mungon. Vetëm dy ditë më parë një grua 35-vjeçe humbi jetën në një aksident automobilistik, pasi u përplas me një shtyllë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende aksident ne kruje mungesa e sinjalistikes plagosen tre te rinjte shpejtesia e larte aksident i rende aksident ne kruje mungesa e sinjalistikes plagosen tre te rinjte shpejtesia e larte

Sondazh

Poll