Aktualitet

Sherr mes familjarëve në spitalin e Durrësit, tullë në kokë për mjekun që hyri t’i ndante (EMRI)

23 Shkurt 2019, 19:21 Nga DOSJA
Sherr mes familjarëve në spitalin e Durrësit, tullë në

DURRES-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Durrësit, ku disa persona kanë qëlluar me tullë mjekun e urgjencës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeku Gerald Kola është goditur në fytyrë, duke marrë dëmtime serioze. 

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy personat dhunues kishin çuar një familjare (grua) për mjekim. Aty janë konfliktuar me disa familjarë të pacientes, dhe mjeku ka ndërhyrë për t’i ndarë. 

Mësohet se dy dhunuesit kanë qenë të dehur kur kanë qëlluar mjekun me tullë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë i dhunimit të mjekëve në Shqipëri. Sot ministrja Ogerta Manastirliu ndaloi familjarët nëpër pavione, me përjashtim të orareve të përcaktuara nga spitalet.  Ndryshimi i rregullores për vizitat në spitale vjen dy javë pas dhunimit në QSUT të mjekut infeksionist, Gentian Stroni. Stroni u dhunua nga një qytetar, i cili kishte një familjar të shtruar në QSUT. Pas dhunimit, reagoi menjëherë policia që bëri arrestimin, si edhe ministria që njoftoi se do të kishte ndryshime në Kodin Penal, ku të përfshihej edhe kanosja për shkak të detyrës.

(B.B/ F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet mjeku gerard koka spitali i durresit dhunohet mjeku gerard koka spitali i durresit

Sondazh

Poll