Aktualitet

Shpëtim Gjika kundër Prokurorisë: Nuk më shqetëson nxitimi juaj për nxjerrë konkluzione pa u mbyllur hetimet

24 Shkurt 2019, 13:33 Nga DOSJA
Shpëtim Gjika kundër Prokurorisë: Nuk më shqetëson

VLORË- Ish-kreu i Bashkisë së Vloësë, Shpëtim Gjika në një postim në Facebook, ka sqaruar situatën e tij me Prokurorisë duke thënë se ai është ende në hetim.

Në shënimin e tij Gjika shkruan se  nuk e shqetëson fare nxtimi i akuzës për të dalë në konkluzione ende pa u mbyllur hetimet.

Nisur nga lajmet e fundit, nje sqarim per kedo qe eshte i interesuar: Ne rastin me te mire jane pasaktesi te paqellimshme te mediave! Ne rastin me te keq, eshte shperdorim i qellimshem i prokurorit te ceshtjes! Hetimi vazhdon, nuk eshte mbyllur ende, dhe une personalisht, jam i interesuari i pare qe kjo ceshtje te zbardhet drejt! Nuk me shqeteson fare nxitimi i organit te akuzes, per te nxjerre konkluzione pa u mbyllur afati i hetimit, nuk e kane per here te pare qe e bejne me mua kete veprim!

Ftoj cilindo, dashamires ose jo, te kene besim jo vetem te karakteri im, por mbi te gjitha te drejtesia e re, per te cilen shpresoj t’i jape fund ketyre metodave staliniste te organit te akuzes, i cili ta ben gjyqin se pari ne media, pastaj ne gjykate!

Te them qe “dikush” nga prokuroria ka vene bast qe te me denoje se s’ben, nuk e them dot, sepse per fat te mire, bastet jane hequr nga Shqiperia!

Të them që “dikush” nga prokuroria kerkon te beje karriere apo “te kaloje” vetingun me mua, as kete nuk e them dot, sepse jo shume kohe me pare, dy “madhore” nga keta “ dikushet” ngecen paq ne rrjeten e vetingut me kete metode!

Të them qe “dikush” kerkon ta perdore kete çeshtje si kale beteje ne fushaten e pritshme elektorale, as kete nuk e them dot, sepse eshte e sigurte qe kjo do ti kthehet ne boomerang!

E vetmja gje qe me ngelet te them: E drejta e ka rrugen e gjate….por vjen….!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës është në një “luftë” me Gjykata dhe Prokurorinë, pasi për të janë hapur disa herë disa çështje ku në disa prej tyre ka dalë fitimtar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuza prokurorise hetimet per gjiken shpetim gjika vettingu i prokuroreve akuza prokurorise hetimet per gjiken shpetim gjika vettingu i prokuroreve

Sondazh

Poll