Aktualitet

Vrasja në Durrës, identifikohet viktima dhe autori. Shkak për ngjarjen sherri mes tyre (EMRAT)

24 Shkurt 2019, 07:54 Nga DOSJA
Vrasja në Durrës, identifikohet viktima dhe autori. Shkak për

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në qytetin e Durrësit, pasi Polcia ka gjetur të vrarë në makinë një person të moshës 45 vjeç..

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e ish-kënetës.

Viktima është identifikuar si shtetasi Martin Ndreca dhe nga informacionet e para rezulton të jetë vrarë.

Më tej mësohet se Policia ka mundur të bëjë identifikimin e autorit që dyshohet se është Ndue Zefi 37 vjeç dhe e ka shpallur në kërkim, por nuk ka bërë të ditur identititetin e plotë të tij.

“Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje. Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij. Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje”, shkruan Policia në njoftimin për mediat.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një sherr për motive banale. Viktima dhe autori kanë qenë me njëri-tjetrin në një lokal në Durrës, kanë nisur më tej një sherr mes tyre pak momente para ngjarjes së rëndë. 

Ky është krimi i dytë në pak ditë në vend, pasi vetëm një javë më parë në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër u plagos rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autori ne kerkim krimi i rende martin ndreca viktima ne makine vrasje ne durres autori ne kerkim krimi i rende martin ndreca viktima ne makine vrasje ne durres

Sondazh

Poll