Aktualitet

Moti i keq/ Trageti Vlorë-Brindisi prej 8 orësh në pritje

23 Shkurt 2019, 21:18 Nga DOSJA
Moti i keq/ Trageti Vlorë-Brindisi prej 8 orësh në pritje

Moti i keq ka shkaktuar një sërë problemesh, prëfshirë këtu edhe për transportin detar. (Lexo këtu)

Burime nga kapiteneria e Vlorës, bëjnë me dije se për shkak të motit të keq dhe erërave të forta, trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili është imbarkuar në orën 12:30 dhe doli në radë në orën 16:00, qëndron ende aty.

Sipas të njëjtave burime bëhet e tytur se trageti do të niset rreth orës 23:00, me rreth 8 orë vonesë nga orari zyrtar.

Moti ndryshoi tërësisht duke nisur që nga mbrëmja e djeshme, ku u rikthyen reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Rrethi i Krujës është zgjuar me dëborë. Probleme me motin dhe erën ka pasur edhe në portin e Durrësit dhe të Vlorës, ku tragetet që janë nisur dje s’kanë mundur të ankorohen në Bari, për shkak të fuqisë së erës. Situata më e rënduar paraqitet në Kukës dhe në Lezhë, ku është rrëzuar nga era e fortë edhe një kamion në ecje.

Po ashtu policia bëri thirrje që të evitohen dalje e panevojshme për shkak të motit të keq, ndërsa u pezullu udhëtimi i kamionëve me mbulesë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 orë në pritje moti i keq trageti vlorë-brindisi 8 orë në pritje moti i keq trageti vlorë-brindisi

Sondazh

Poll