Aktualitet

Dëborë dhe furtunë ere/ Humbin jetën 2 të rinj në Pukë, bien në greminë (Emrat)

23 Shkurt 2019, 19:36 Nga DOSJA
Dëborë dhe furtunë ere/ Humbin jetën 2 të rinj në

PUKË- Moti i keq shënon dy viktima në Shqipëri. Dy të rinj kanë humbur jetën në Buzhalë, në njësinë Administrative Qelez në Pukë. Viktimat janë Kristaq Maka, 24 vjeç dhe Taulant Pjetri 20 vjeç.

Burime për dosja.al, bëjnë me dije të rinjtë ishin prej dy ditësh bashkë duke ruajtur bagëtitë në një stan aty pranë, por era e fortë i ka marrë përpara dhe kanë përfunduar në humnerë, ku kanë humbur edhe jetën.

Ende nuk janë gjetur trupat e tyre, ndërkohë që policia njofton se është nisur në zonën ku dyshohet se ndodhen trupat e pajetë. Zona ku kanë humbur jetën të rinjtë është malore dhe nuk komunikimi është thuajse i pamundur.

Ditën e sotme, ka patur një përkeqësim të situatës dhe kushteve atmosferike në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Reshjet e dëborës janë rikthyer në Korçë, Shkodër, Kukës, Llogara e Krujë, ndërkohë që 2 kamionë janë kthyer përmbys në rrugë. Probleme me qarkullimin në disa akse nacionale. (Lexo ketu).

Njoftimi i Policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2019, rreth orës 14:00, nga familjarët , janë gjetur të pa jetë në greminë shtetasit T. P. 20 vjeç dhe K. M. 24 vjeç, banues në fshatin Buzhalë. Nga veprimet paraprake dyshohet të jenë rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Pikave në kufi me Komanin, të cilët prej dy ditesh kishin dalë për të gjetur bagëtitë në Mal. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(B.B/ F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humbin jetën dy të rinj në pukë kristaq maka moti i keq taulant pjetri humbin jetën dy të rinj në pukë kristaq maka moti i keq taulant pjetri

Sondazh

Poll