Aktualitet

Durrës/ Vrasja me 5 plumba pas sherrit në lokalin e lagjes

24 Shkurt 2019, 09:14 Nga DOSJA
Durrës/ Vrasja me 5 plumba pas sherrit në lokalin e lagjes

DURRËS- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në periferi tw Durrësit, pak pas mesnatës. Ndërkohë që, viktima, Martin Ndreca, u gjet mëngjesin e sotëm, në mjetin e tij, në zonën e njohur si ish-Kënetës. Policia identifikoi autorin, Ndue Zefin, i cili është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin, madje para vrasjes kishin qenë të ulur bashkë në lokalin e lagjes, aty ku edhe ka nisur konflikti mes tyre teksa pinin.

Viktima dhe autori nuk janë konfliktuar fizikisht, por kur janë ngritur, autori Ndue Zefi  ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë kallashnikovin për të “larë hesapet”. Ai i ka zënë pritë fqinjit të tij 45-vjeçar dhe e ka qëlluar pak metra larg vendit ku nisi konflikti mes plëve.

Viktima është qëlluar me pesë plumba, zhurma e të cilave ka zgjuar gjithë lagjen. Kanë qënë banorët e zonës ata që kanë gjetur të pajetë 45-vjeçarin si dhe kanë lajmëruar më pas policinë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet martin ndreca vrasje ne durres martin ndreca vrasje ne durres

Sondazh

Poll