Aktualitet

Dhunim i mjekut në Durrës, reagon drejtorsha e spitalit: Ishin të dehur, nuk iu bindën as rojeve

24 Shkurt 2019, 09:01 Nga DOSJA
Dhunim i mjekut në Durrës, reagon drejtorsha e spitalit: Ishin të

DURRËS- Lidhur me goditjen në krye të detyrës që ju bë ditën e djeshme mjekut të urgjencën pranë Spitalin Rajonal Durrës, ka reaguar dhe Drejtoresha e këtij institucioni, Nadire Kërtusha.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kërtusha shprehet se personeli mjeksor është gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe dhe detyra e tyre është shumë e veshtirë.  Ajo shton se  pavarësisht masave të marra, kjo ngjarje e rëndë nuk u evitua dot.  

“Megjithe masat e mara per te mos lejuar familjare qe nuk duhen te jene ne dhomat e pacienteve gjate vizitave dhe trajtimit te tyre, akoma ka raste qe nuk duan te ndjekin regulla dhe detyrimet qe nxjer çdo institucion shendetsor per mbarevajtjen e punes se tyre! Rasti i fundit i dhunes ushtruar nga 2 persona te alkolizuar, qe nuk ju binden as rojeve private, ushtruar ndaj personelit mjeksor qe ishin ne krye te detyres, tregon qe akoma ka njerez te papergjegjshem!

Personeli mjeksor eshte gjithmone ne sherbim te jetes se qytetareve!  Detyra e tyre eshte sa e veshtire aq dhe humane.  Jane ata mjeke qe luftojne me vdekjen per te shpetuar jete!  Jane keta mjeke qe mbajne telefonin gjithmone hapur dhe gjate nates, dhe pa u menduar 2 here vishen dhe u sherbejne sa here ju keni nevoje!! A e mendon njeri,  sa here jeni ndodhur ne veshtiresi dhe keni trokitur tek mjeku per ndihme? A e mendoni sa here jane rrezikuar jetet e prinderve, familjareve tuaj, dhe jane keto mjek qe ju kane shpetuar jeten?! Jane ata qe japin jete dhe nuk eshte aspak njerezore te ushtrohet dhune ndaj tyre. Dhuna ndaj tyre eshte e papranueshme per secilin! Ndaj njerezve qe bejne akte te tilla te paprecedence duhet te veproj pa meshire ligji!”, shkruan drejtoresha e spitalit të Durrësit.

Ditën e djeshme (Lexo këtu) dy persona të dehur kanë qëlluar me tullë në kokë një mjek, të cilin e lanë të plagosur. Ky është rasti i dytë i dhunimit të mjekëve në Shqipëri në ditët e fundit.  Ministrja Ogerta Manastirliu me anë të një urdhri për të shmangur situata të tilla ndaloi familjarët nëpër pavione, me përjashtim të orareve të përcaktuara nga spitalet. Edhe pse urdhri ishte në fuqi, familjarët e pacientit në Durrës, mundën që të futeshin në pavion dhe dhunuan mjekun.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj bluzave te bardha dhunimi i mjekut ngjarja ne durres reagon drejtoresha e spitalit dhuna ndaj bluzave te bardha dhunimi i mjekut ngjarja ne durres reagon drejtoresha e spitalit

Sondazh

Poll