Aktualitet

Gazetari hedh hije dyshime: Ambasada Shqiptare në Greqi paguan 72 mijë euro për lyerjen e dy zyrave

24 Shkurt 2019, 11:08 Nga DOSJA
Gazetari hedh hije dyshime: Ambasada Shqiptare në Greqi paguan 72 mijë

ATHINË- Gazetari Shpëtim Zinxhiria, ka treguar në një postim në Facebook se Ambasada Shqiptare në Greqi, do të paguajë 72 mijë euro për lyerjen e dy zyrave.

Sipas gazetarit Zinxhira ky është një skandal, pasi ambasada jonë është një nga godinat luksoze dhe më të rejat në në Athinë.

Skandal : Ambasada Shqiptare ne Greqi paguan 72 mijë euro për lyerjen e dy zyrave

Ambasada jonë është një nga godinat më lluksoze dhe nga më të rejat në Athinë, një godinë që nuk ka nevojë për shpërdorime të tilla parash. Por…

Skandalet në këtë institucion dipllomatik nuk kanë të mbaruar. Pas skandalit të vjedhjeve te 100 pasaportave, shfrenimit te jetes lluksoze në vile trekatëshe të ambasadores Adriana Hobdari ku as rroga mujore e kryeministrit Rama nuk mjafton për të paguar qeranë e shtëpisë së saj.

Por preblemi është se kush do ti ndalojë këto skandale që luajnë me paratë e shtetit? Korrupsinoni fillon nga DASH, Drejtoria e Sherbimit Dipllomatik të cilët javën e shkuar vizituan përsëri këtë institucion dhe me pas ja shtruan me dreke ne qender te Athines.

Një tjetër skandal regjistrohet përsëri për shpërdorim parash te taksëpaguesve shqiptar me firmën dhe vulën e vetë të ambasadores sonë në Greqi, një skandal ku tregon qartë se si shpërdorohen paratë e popullit nga njerëz të papërgjegjshëm të veshur me petkun dipllomatik.

Tre here njera pas tjetrës është lyer salla e pritjes ( 50-55 metra katror) në këtë institucion. Arsyeja ishte se nuk i pëlqente ngjyra kësaj zonje, kushëri e ish-ministrit Bushati. Vlera e lyerjes 18 mijë euro, përfshi edhe lyerjen e disa hekurave, kangjellave përpara hyrrjes.

Prishja e një muri si dhe vendosja e banakut me xhama dhe lyerja e zyrës se sherbimit konsullor me një sipërfaqe aferisht 100 metra katrorë, i ka kushtuar shtetit shqiptar 52 mijë euro… Neser avazi me video dhe foto –reportazh I plotë”, shkruan gazetari në Facebook.

Zinxhira shton se ky nuk është skandali i parë i Ambasadës Shqiptare në Greqi duke hedhur hije dyshimi se paratë shpërdorohen nën petkun diplomatik.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 72 mije euro per lyerje ambasada greke ne athine gazetari zinxhiria hije skandali 72 mije euro per lyerje ambasada greke ne athine gazetari zinxhiria hije skandali

Sondazh

Poll