Sport

Ngjarje e frikshme! Acarohet me arbitrin, tifozi mer makinën dhe futet në fushë me shpejtësi për ta shtypur

jë ndeshje e vlefshme për divizionin e tretë të futbollit të Afrikës së Jugut ishte në zhvillim e sipër dhe temperamenti filloi të nxehej, brenda dhe jashtë fushës. Disa ndërhyrje paksa të vrazhda, disa vendime të kontestuara të arbitrit: situata ndizet!

15 Gusht 2022, 18:37 Nga DOSJA

Ngjarje e frikshme! Acarohet me arbitrin, tifozi mer makinën dhe futet

AFRIKË-"Tani do të vij atje dhe do t'ju a tregoj unë". Një frazë grindjeje e cila për fat të keq ndonjëherë dëgjohet edhe në periferi të ngjarjeve sportive, por ajo që ndodhi në Afrikën e Jugut me të vërtetë nuk ishte parë kurrë.

Një ndeshje e vlefshme për divizionin e tretë të futbollit të Afrikës së Jugut ishte në zhvillim e sipër dhe temperamenti filloi të nxehej, brenda dhe jashtë fushës. Disa ndërhyrje paksa të vrazhda, disa vendime të kontestuara të arbitrit: situata ndizet!

Në tribuna ishte veçanërisht një tifoz më i zjarrtë se të tjerët, i cili me kalimin e minutave jepte gjithnjë e më shumë shpërthime, duke i bërtitur gjithçka arbitrit, sipas tij kryesori ishte fajtor për disavantazhin e ekipit të tij. I mbërritur në kulmin e zemërimit, tifozi filloi të kërcënojë arbitrin, deri në fjalinë e mësipërme: premtimi për të dalë në fushë për të zgjidhur personalisht llogaritë.

Njerëzit e tjerë pranë tij menduan se ai po bënte shaka, por gjërat ndryshuan shpejt kur tifozi me të vërtetë nxitoi drejt makinës së tij, e ndezi atë dhe hyri në fushë me shpejtësi.Fatmirësisht, arbitri ka mundur të shmangë goditjen, por edhe disa lojtarë të skuadrës kundërshtare. Më pas, sipas raporteve të shtypit lokal, tifozi u arrestua.

E.Ç (Dosja.al)

afrike e jugut tifozi

Sondazh

Poll