Sport

Vetëm 28 vjeç! Historia e futbollistit të Manchester City që u kthye në përdhunues, ‘grabitqari i femrave’

Lojtari francez akuzohet për tetë përdhunime, një përdhunim në tentativë dhe një akuzë për sulm seksual.

15 Gusht 2022, 17:44 Nga F.M
Vetëm 28 vjeç! Historia e futbollistit të Manchester City
Benjamin Mendy

FRANCË- Benjamin Mendy, futbollisti i Manchester Cityt nuk po përmendet më askund për karrierën e tij, por për lojën si një “grabitqar” që ka përdhunuar dhe sulmuar seksualisht shumë femra. The Times shkruan se Mendy, 28 vjeç, e ktheu ndjekjen e grave për seks në një lojë dhe nisi t’i trajtonte ato me “indiferencë të pashpirt” gjatë sulmeve në rezidencën e tij në Cheshire. Këto ngjarje mendohet të kenë ndodhur midis tetorit 2018 dhe gushtit të vitit të kaluar.

Lojtari francez akuzohet për tetë përdhunime, një përdhunim në tentativë dhe një akuzë për sulm seksual. Ai dyshohet se si bashkëpunëtor ka pasur Louis Saha Matturie, 40 vjeç, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në tetë përdhunimet dhe në katër sulme seksuale.

Të dy i mohojnë akuzat që rëndojnë mbi ta. Sipas prokurorisë, roli i bashkëpunëtorit ishte që të gjente femra dhe të krijonte situatat që ato të mund të përdhunoheshin apo sulmoheshin seksualisht.  Më pas në skenë futej futbollisti, fitues i Kupës së Botës që shfrytëzonte famën e marrë dhe paratë për të sulmuar seksualisht çdo femër që i shkonte në banesë.

“Ata kapërcenin vijën e pëlqimit, nuk ndalonin edhe nëse “gratë lëndoheshin ose shqetësoheshin, shumë keq. Ka shumë burra që përdhunojnë dhe sulmojnë seksualisht gratë sepse mendojnë se janë të fuqishëm dhe sepse mendojnë se mund t’i shpëtojnë. Ai ishte një futbollist mjaft i famshëm, të tjerët ishin të përgatitur ta ndihmonin për të marrë atë që donte,”- tha prokurori në sallë.

Gjyqi vijon ende, por trupi gjykues ka në dorë edhe pamje me dron të marra nga vila e futbollistit.  Rezidenca shumëmilionëshe që është kthyer në makth për shumë vajza ka brenda saj një Lamborghini të verdhë, një fushë futbolli artificiale, një mural të Mendy, një pishinë të brendshme, kinema, palestër dhe në një dhomë me trofe.

 

benjamin mendy

Sondazh

Poll